Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër.
Një 70-vjeçar dyshohet se u vra me sëpatë nga fqinji. I moshuari Musa Bajraktari mesditën e djeshme u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Boks.
Paraprakisht u dyshua se gjithçka mund të ishte aksidentale. Por nga ekspertiza rezultoi se 70-vjeçari nga fshati Kullaj kishte plagë në trup.
Dyshimet paraprake janë se mund ta ketë qëlluar fqinji Xhemal Zeqiri, që është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.
U gjet në kanal në Shkodër! 70-vjeçarin dyshohet se e vrau fqinji më sëpatë