Policia ka arrestuar një punonjës të IKMT Vlorë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Mësohet se 32-vjeçari Martin Arapi me detyrë përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar persona të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje në zonën e Ksamilit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.