-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hamasi”: Lirimi i pengjeve në këmbim të armëpushimit

Kryesoret

Me Izraelin duke u përgatitur me ethe për ndërhyrjen tokësore në Rripin e Gazës dhe SHBA duke forcuar praninë e saj ushtarake në rajon, presidenti amerikan, në fjalimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, shpjegoi se Hamasi dhe Putin kanë një element “të përbashkët” që duan të “asgjësojmë” demokracitë, duke shtuar se “nuk do t’i lëmë të fitojnë”.

Ai gjithashtu njoftoi se do t’i kërkojë Kongresit sot të miratojë fondet emergjente për Izraelin dhe Ukrainën. Në të njëjtën kohë, bombardimet e Izraelit ndaj Gazës vazhdojnë pa pushim, pa asnjë shenjë ende se ndihma humanitare është “zhbllokuar”, pavarësisht marrëveshjes Kajro-Uashington për hapjen e kalimit në Rafah.

Bisedimet po vazhdojnë për lirimin e shumë prej pengjeve. “BBC” raporton se Hamasi ka ofruar lirimin e disa prej tyre në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm. Deri tani Izraeli nuk e ka pranuar kërkesën e Hamasit, thotë rrjeti britanik. Vazhdimi i robërisë së tyre në Gaza e ndërlikon planin e forcave ushtarake izraelite që planifikojnë të pushtojnë Gazën. Pengjet kanë një shans shumë më të mirë për të dalë të gjallë përmes negociatave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit