-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i ri i Berishës për inceneratorët: 100 milionë Euro erdhën sot në Tiranë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka denoncuar detaje të reja sipas tij nga afera e inceneratorëve. Në qendër të sulmit ishte kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Berisha foli për një takim që do të bëhet sot në Tiranë me persona që janë të përfshirë në skemën mafioze.

Çështja tjetër që unë desha t’u sjell në vëmendjen tuaj, është një çështje shumë e veçantë. Sot, me datën 20.10.2023, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri, me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës. Unë ju kam njoftuar këtu në mënyrë të përsëritur për lidhjet e Erion Veliajt me Tosin dhe Alfredo Presecin.

Ju kam njoftuar këtu lidhjet e Presecit me kompaninë e ish-komandantit të Pasdaranit, Gardës Revolucionare të Iranit. Kam paraqitur këtu disa fotografi, dokumente që faktonin këto lidhje. Ekziston një akuzë e hapur nga një anëtar i këtij grupi, Gabriele, i cili u mbajt këtu në burg disa muaj dhe u lirua pa asnjë akuzë, por me kusht që të mos kthehet më në Shqipëri se ai i dinte të gjitha këto zhvillime të brendshme të këtij grupi supermafioz.

Pra, kam denoncuar këtu udhëtime të Erion Veliajt me Presecin, me çartera, takime të Erion Veliajt, por ajo që është tani, mund t’u them se Belind Këlliçi ka denoncuar dhe faktuar dje me dokumente, ka dorëzuar dosjen në SPAK, në të cilën fakton se këta individë, të marrë në pyetje nga autoritetet italiane, por edhe shqiptare, kanë mashtruar si autoritetet italiane, po ashtu edhe autoritetet shqiptare” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit