Ato ishin rrëmbyer nga Hamasi në vendbanimin Nahal Oz më 7 tetor.
Pas lirimit, ato po shkojnë drejt një pikëtakimi në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të Izraelit, ku po i presin anëtarët e familjes, sipas zyrës së kryeministrit të Izraelit.
Mediat izraelite i identifikuan ato si shtetase amerikane nga Evanston, në shtetin e Ilinoit.
Ndërkohë, përmes një deklarate për media, Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Pagjeturve tha se mirëpret lirimin e pengjeve nga Hamasi.
“Mbajtja e vazhdueshme e pengjeve është krim lufte. Qindra familje presin ndihmën e udhëheqësve të shteteve arabe pas veprimeve të Hamasit që tronditën mbarë botën,” tha ky forum. “Hamasi ka kryer krime lufte. Shumë udhëheqës në shtetet arabe kanë ndikim të madh ndaj drejtuesve të organizatës dhe duhet të veprojnë për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve dhe të pagjeturve që mbahen në Gazë.”
Grupi islamik Hamas tha se i kishte liruar pengjet amerikane për “arsye humanitare” pas përpjekjeve të ndërmjetësuara nga Katari.
Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Ubaida lëshoi një deklaratë ku njoftoi për lirimin e tyre, rasti i parë i tillë që kur grupi militant islamik sulmoi Izraelin më 7 tetor./VOA