Modelja shqiptare Jori Delli dhe i dashuri i saj Fred De Palma janë çifti më i përfolur i momentit. Ata shfaqen kudo bashkë e shpesh na përshëndesim me momentet më romantike që ata kalojnë bashkë.
Së fundmi dyshja duket se kanë nisur një tur udhëtimesh. Pasi Jori i prezantoi De Palmës Tiranën, ata shkuan në Milano e tashmë po shijojnë pushimet në Amsterdam. Modelja ka postuar sot një foto mjaft romantike, duke shkëmbyer një puthje pasionante me reperin italian.
Postimi sigurisht edhe këtë herë ka marrë vëmendjen e mijë ndjekësve, por komenti që u vu re ishte ai i Ronaldo Sharkës që ngriti shumë pikëpyetje për çiftin.
“Që kur u fejove e martove, na harrove fare”, shkruan moderatori i njohur në foton e Jorit dhe të dashurit të saj.