Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi sonte do ta kalojë natën në bllokun e sigurisë tek “Mine Peza” në Tiranë. Ai u arrestua në Rinas pasditen e sotme.
Drejtoria e Tiranës ka qenë e pa përfshirë në këtë operacion. Ka qenë SPAK-u dhe oficerët e BKH-së që e kanë ndaluar.
Qëndroi disa orë në komisariatin e Rinasit më pas u soll në bllokun e sigurisë dhe jo në drejtorinë e policisë Tiranë.