-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: Hetime brenda SPAK-ut për rrjedhjen e sekretit hetimor

Kryesoret

Në një intervistë për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka bërë të ditur se janë hapur hetime brenda strukturës së posaçme për çdo individ që mund të ketë kontribuar në rrjedhjen e sekretit hetimor.

Dumani theksoi se hetimet po zhvillohen ndaj prokurorëve, hetuesve, dhe çdo personi tjetër që ka pasur kontakt me informacionet që janë bërë publike, duke siguruar se ata që do të identifikohen se kanë kryer vepra penale do të përballen me përgjegjësinë ligjore.

“Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur. Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani për emisionin “3D”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit