Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Ai është ndaluar me urdhër të SPAK në lidhje me kompleksin “Partizani”.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastrim parash.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 21:00.