Mbrëmjen e sotme është arrestuar dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.
Gjithashtu për ish-kryeministrin Berisha është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Fillimisht dosja e kompleksit “Partizani” është hetuar nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, më pas pasi mori drejtimin e prokurorisë ia kaloi Arben Krajës.
Ky i fundit bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai kanë firmosur urdhrat për arrestimet dhe ndalimet.