-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak në Beograd: Dialogu në rend dite të ministrave të BE-së

Kryesoret

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Beograd bashkë me katër diplomatët e tjerë, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së të hënën, si dhe njoftoi se për këtë do të diskutohet edhe nga liderët e BE-së më vonë gjatë javës së ardhshme në Këshillin Europian.

“Kjo vizitë do të ndikojë drejtpërdrejt në ato bisedime. Siç e kemi thënë shumë herë, nuk ka të ardhme europiane as për Serbinë, as për Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara për normalizim, si ato aktuale ashtu edhe ato më herët që të shohim një rajon stabil, të begatë dhe europian të Ballkanit Perëndimor, prandaj dialogu është i një rëndësie vendimtare. Biseda jonë me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti do të vazhdojë në ditët në vijim,” tha Lajçak.

“Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se dënojmë fuqishëm sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjithë autorët e sulmit duhet të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunim të plotë të Serbisë në këtë drejtim,” tha Lajçak pas takimit.

Ai shtoi se liderët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre dhe se si palët duhet të punojnë për deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne ia kemi përcjellë atë mesazh presidentit Vuçiç. Serbia dhe Kosova kanë hyrë në marrëveshje të reja në shkurt dhe mars të këtij viti dhe presim që të dyja palët të fillojnë të përmbushin obligimet e tyre si nga marrëveshjet e reja ashtu edhe nga ato të vjetra,” tha Lajçak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit