I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Prishtinë dhe pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd.
Lajçak thotë se bashkë me diplomatët e tjerë perëndimorë kanë udhëtuar për diskutime të rëndësishme dhe substanciale me Kurtin dhe Vuçiçin.
Ai shton se në këto takime kanë theksuar që ngjarja e sulmit të Banjskës më 24 shtator duhet të hetohet plotësisht dhe se tejkalimi dhe normalizimi janë nevoja urgjente.
“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise.
Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm.
Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut,” ka shkruar Lajçak.
Travelled with 🇩🇪🇫🇷🇮🇹🇺🇸 for important and substantive discussions with PM @albinkurti and @predsednikrs. We stressed that 24/9 must be fully investigated and that de-escalation and normalisation are urgently needed. We expect both to fully meet their Dialogue obligations. pic.twitter.com/w4r7YESTwi
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2023