Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni po zhvillojnë një takim mbrëmjen e sotme në Tel Aviv pas situatës së rëndë dhe përshkallëzimit të konfliktit me Hamasin.
Netanyahu po takohet me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv, sipas mediave vendase.
Sipas zyrës së Netanyahut, dy kryeministrat po takohen fillimisht vetëm, përpara se të zhvillojnë bisedime të zgjeruara.