Një tjetër artist në familjen Lipa. Dukagjin Lipa nga shumë mund të njihet si babai i Dua Lipës, por ai është marrë me muzikë që në moshë të hershme.
Dukagjini themeloi grupin “ODA” në vitet ’80, dhe ishte vokalisti i atij grupi që performonte muzikë të zhanrit ‘rock’.
Më pas gjatë luftës, ai u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar, ku ëndrrën e tij e ndoqi Dua, e cila është sot një nga princeshat e popit në botë.
Edhe pse jo në botën e muzikës, vajza tjetër e familjes, Rina është po ashtu pjesë e botës së artit. Prej vitesh ajo është modele dhe po ashtu aktore duke siguruar role të rëndësishme.
Dhe tani, i vogli i familjes ka hedhur rrënjët e para në muzikë. Gjini, vëllai 17 vjeçar i Duas, ka prodhuar këngën e tij të parë. Teksa mbetet për tu parë nëse është po aq i talentuar në këndim sa Dua, si producent ai mban tanimë firmën e tij të parë.
E në fakt po flasim për një bashkëpunim me tre prej reperëve më në zë britanikë, dyshja A1 X J1 dhe Aitch. Ata kanë publikuar së fundmi këngën ‘Scary’, bashkëproduecent i të cilës është edhe Gjini.
View this post on Instagram