Pas Kosovës, pesë diplomatët, i SHBA-së dhe katër të Europës janë nisur për në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç e ka shtuar dozën e dramacitetit duke u viktimizuar kur tha se nuk ka gjetur gjumë natën duke menduar për bisedën dhe planin që do i sjellin.
“Kjo ndoshta do të jetë një prej ditëve më të vështira për mua, më të vështirat për Serbinë. Takimi im me pesëshen fillon për një orë.
Nuk fle natën për këtë, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj.
Gjithçka që mund t’ju them në fund është se po, do të kërkojmë një mënyrë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë dhe mos ia jepni askujt si dhuratë” tha ai.
SHBA-BE i çoi Asociacionin, Kurti: Siguria urgjente, dënoni Serbinë, qasje e re dialogu