-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Ndryshimet klimatike kërkojnë kapacitete të bashkive për emergjencat

Kryesoret

Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë ndaj ndryshimeve klimatike dhe dëmet që shkaktohen nga dukuritë natyrore kanë kosto të larta.

Bashkitë po bëjnë përpjekje për të forcuar shërbimet lidhur me emergjencat, por nevojiten financime për shtimin e kapaciteteve sidomos në mjete.

Studiuesit shprehen se disa emergjenca sidomos ato të zjarreve kanë provuar së fundi nevojën për krijimin e një flote ajrore.

Ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më të prekshme në Shqipëri me thatësirën e gjatë të verës dhe me përmbytjet dhe rrëshqitjet masive gjatë dimrit.

Pasojat e fatkeqësive natyrore rriten për shumë komunitete të banorëve që preken, por edhe për mjedisin në përgjithësi, ku, sidomos, dëmet dhe pasojat nga zjarret janë afatgjata.

Tetë vite pas reformës territoriale Bashkitë kanë përgjegjësinë ligjore dhe administrative, për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe ndihmën ndaj komuniteteve përmes shërbimeve të tyre.

Ligji shqiptar i detyron bashkitë të parashikojnë minimalisht 4 % të totalit të buxhetit vjetor të tyre për për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.

Në Gjirokastër vëmendja për emergjencat përqëndrohet në zonat ku ka pasur probleme sidomos nga përmbytjet apo rrëshqitjet, thotë inxhinieri Spiro Diamanti që drejton sektorin e ujitjes dhe kullimit në Bashkinë Gjirokastër.

“Nga përvoja jonë shumëvjeçare në përballimin e situatave të emergjencës në bashkinë e Gjirokastrës ne kemi identifikuar të gjitha ato pika të nxehta ku mund të krijohen situata të tilla dhe kemi bërë një program pune për përballimin e tyre në prag të sezoni të dimrit”.

Vëmendja kryesore përqëndrohet në mirëmbajtjen e e ujëmbledhësve thotë zoti Diamanti, në monitorimin e përvitshëm të digave dhe shkarkuesve të tyre dhe në ndërhyrjet në mirëmbajtje të tyre./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit