Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një nënë 31-vjeçare dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e saj binjakë, një djalë dhe një vajzë 5-vjeçare.
Ngjarja u zbulua pasi 31-vjeçarja u hodh nga një urë në Florida dhe ku më pas gjeti vdekjen. Policia pasi ka shkuar në shtëpinë e saj, ka gjetur të vdekur dy fëmijët në shtretërit e tyre.
Sipas dëshmitarëve, 31-vjeçarja doli nga makina e saj dhe u hodh nga një urë në liqenin Jessup.
Policia gjeti gjithashtu një armë në shtëpinë e 31-vjeçares, por fëmijët nuk janë gjetur me ndonjë lëndim të dukshëm nga një armë zjarri.
Shkaku i saktë i vdekjes së fëmijëve do të përcaktohet nga mjeku i cili do të bëjë autopsinë e trupave të tyre.
Dy binjakët, Ahmed dhe Ava, ishin fëmijë me nevoja të veçanta dhe u konstatua se ata nuk kishin ndjekur shkollën që nga 13 tetori.