-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohen shqetësimet për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Shqetësimet rreth rrezikut të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme po rriten, ndërsa Izraeli goditi sërish Gazën dhe mbështetësit e Hamasit në Liban dhe Siri.

Forcat ushtarake izraelite që sërish përmenden përgatitjet për një sulm tokësor në Gazë, njoftuan se kanë intensifikuar sulmet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.

Sot, forcat izraelite sulmuan një hapësirë nën një xhami e cila sipas tyre përdorej nga militantët islamikë për sulme kundër Izraelit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dërguan sisteme shtesë ushtarake në rajon.

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Gaza, përfshirë goditjen e një kompleksi nën një xhami që sipas ushtrisë izraelite tha se po përdorej nga militantët për të organizuar sulme.

Shërbimi i ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se të paktën një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën.

Kjo deklaratë duket të jetë reagim ndaj asaj që një ditë më parë e tha presidenti palestinez, Mahmoud Bass në Kajro.

Intensifikimi i luftimeve ndërkaq ka forcuar edhe më shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në gjithë Lindjen e Mesme.

Raketat izraelite goditën aeroportet ndërkombëtare në Alepo dhe Damask të Sirisë, vend ku përkrahësi kryesor i Hamasit, Irani ka prani ushtarake.

Përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin, ushtria izraelite tha se goditi disa objektiva të Hezbollahut gjatë natës. Hezbollahu i mbështetur nga Irani është përleshur gjithnjë e më shumë me forcat izraelite në mbështetje të Hamasit.

Në një shenjë tjetër të rritjes së rrezikut në veri, Izraeli zgjeroi zonën e evakuimeve në komunitetet në kufi me Libanin.

Përgjatë kufirit me Libanin pati edhe incidente të tjera, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili vizitoi trupat ushtarake afër kufirit verior, e bëri të qartë se çfarë mund të ndodhë në rast të përfshirjes së Hezbollahut në luftë me Izraelin./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit