-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngec bashkëpunimi i shoqërisë civile me institucionet në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Bashkëpunimi mes sektorit civil dhe autoriteteve qeveritare në Maqedoninë e Veriut ndodhet në këmbë të qelqta, me gjithë formimit të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, theksojnë organizatat joqeveritare.

Puna e Këshillit për Bashkëpunim Ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile është ka ngecur në masë të theksuar pas vendimit të Qeverisë që mjetet për vitin 2022 të dedikuara për organizatat joqeveritare, të kalojnë përmes Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe jo Sekretariatit të Qeverisë siç ishte rasti gjatë formimit të këtij trupi.

Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut, që u themelua në vitin 2018, megjithëse në fillim ishte aktiv, së fundmi aktivitetet e këtij organi janë bllokuar tërësisht, përkatësisht tashmë një vit nuk ka mbajtur asnjë mbledhje që nga 6 tetori i vitit 2022.

Mungesa e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe sektorit civil u bë e dukshme gjatë takimit të trupit të dikastereve të ndryshme për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit më 9 tetor të këtij viti, ku nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i organizatave joqeveritare (OJQ).

Ky organ, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska, është themeluar me vendim të Qeverisë në korrik të këtij viti, duke pasur si qëllim parësor forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.

German Filkov nga Qendra për Komunikim Civil, thotë për Radion Evropa e Lirë se funksionimi i një trupi të këtillë, siç është trupi që përfshin dikasteret e ndryshme për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit, është i destinuar të dështojë në synimin e vet pasi në të nuk është zëri i shoqërisë civile, përkatësisht qytetarëve./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit