Sot në orën 13:30 pritet të dalë para gjykatës së Posaçme Jamarbër Malltezi për t’u njohur me masën e sigurisë. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua në ambientet e aeroportit të Rinasit, mbrëmjen e së shtunës.
Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe seanca për biznesmenin Fatmir Bektashi. Ende e paqartë është nëse Sali Berisha do të dalë sot para gjykatës. Të tre akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.
Pasuritë e Jamarbër Malltezit të vendosura nën sekuestro preventive:
16 pasuri të paluajtshme
6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
100 % e kuotave të ‘Magnet IMO” shpk
60% e kuotave Magnet Gym&Fit