-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Letra e opozitës për ta sanksionuar, Vuçiç: U trondita, s’ka ndodhur kurrë më parë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ftuar në një emision ka komentuar letrën e opozitës drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrelli në të cilën ata kërkojnë që të sanksionet personalisht Vuçiç në lidhje me incidentet në Banjskë.

Gjatë intervistës Vuçiç u shpreh se është tronditur dhe se nuk ka ndodhur kurrë më parë që opozita të kërkojë sankisonimin e një presidenti.

“Nuk ka ndodhur kurrë që opozita t’i kërkojë një vendi sanksione ndaj presidentit, është një qasje e papërshtatshme, joserioze, antishtetërore, antipopullore, u trondita,” tha ai i ftuar në programin e mëngjesit të Pinka.

Presidenti serb shtoi se opozita nuk po punon vetëm kundër tij, por edhe kundër vendit të tij.

“Ata thonë se nuk është faji i Albin Kurtit, as Prishtina, por Serbia. A dëshironi të shihni dikë nga Hamasi që do të thotë se Hamasi bombardoi një spital në Gaza, apo dikush nga Izraeli që do ta pranojë”, pyeti Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit