Sot në orën 13:30 do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, sa i takon akuzave për privatizimin e ish-klubit “Partizani”.
Nuk dihet ende kur do të caktohet seanca për Sali Berishën që gjykata ka kërkuar detyrim paraqitje dhe bllokimin e pasaportës për të dalë jashtë vendit.
Mesditën e sotme, Berisha me një buzëqeshje të sforcuar dhe dy gishtat lart ngjiti shkallët e selisë blu për t’u bërë gati për deklaratën për mediat.