Në dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” dhe lejeve për ndërtimin e 17 kullave janë të gjithë të përfshirë. Kështu deklaroi sot Sali Berisha. Ai tha se procesi nisi në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos.
Më pas theksoi se ndryshimin e destinacionit të truallit nga terren sportiv në ndërtim e ka firmosur Edi Rama. Leje, sipas Berishës ka dhënë edhe Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. “Dy leje i ka dhënë Edi Rama.
Lejet e shesh-ndërtimeve i ka dhënë Edi Rama. Katër leje i ka dhënë Erion Veliaj, të tjerat i ka dhënë Lulzim Basha” tha Berisha.