Ditën e djeshme është raportuar një ngjarje e rëndë në Vlorë ku një 26-vjeçare pasi është droguar është abuzuar seksualisht nga tre persona.
Ndërkohë ditën e sotme është raportuar për gjendjen e vajzës e cila ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës.
Vajza ndodhet në gjendje stabël por rëndë psikologjikisht. Mësohet se ajo është gjetur në rrugë nga policët, të cilët e kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Tre të rinjtë të cilët kryen aktin e rëndë janë shokë me njëri-tjetrin ndërsa nuk dihet lidhja që kishin me vajzën.
Dy prej tyre kanë rënë në pranga ndërsa pritet të arrestohet edhe i treti i cili është shpallur në kërkim.
Droguan dhe përdhunuan 26-vjeçaren, në pranga dy të rinjtë, në kërkim shoku i tyre (emrat)