-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefoni i Malltezit në duart e hetuesve të BKH-së

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka “kopsitur” një dosje me mbi 200 faqe për dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” ku çoi në burg dhëndrin dhe i vendosi dy masa Sali Berishës.

Një nga pikat kyçe që SPAK-u ka zbardhur dosjen e aferës së privatizimit të kompleksit “Partizani” ka qenë sekuestrimi i dokumenteve në zyrat e kontabilitetit të Andia Pustinës, që është njeriu i besuar i Jamarbër Malltezit që përgatiste letrat për firmën ‘Homeplan’ që u përdor për transaksionet në ndërtimin e 17 kullave.

Në kompjuter, sipas dosjes është gjetur një shënim që tregon se Malltezi jo vetëm me bankë, por edhe në cash ka marrë mijëra Euro. Por tashmë ka edhe një tjetër provë në dorë, telefonin e zotit Malltezi.

Mbrëmjen e së shtunës kur u arrestua në Rinas, teksa po priste gruan në aeroport, Malltezit iu sekuestrua telefoni. Celulari ndodhet në duart e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është cilësuar si “FBI-ja shqiptare”.

Biseda të mundshme, mesazhe, urdhra apo dokumente që mund të jenë shkëmbyer mund të bien në duart e hetuesve që mund të rëndojnë akoma më shumë pozitën e dhëndrit të Sali Berishës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit