Autoritetet greke kanë nisur hetimet ndaj një bande, që dyshohet se ka pajisur me karta greke disa personazhe shqiptare të botës së krimi.
Mësohet se të tilla karta janë gjetur në përdorim edhe nga Laert Haxhiu, Bledar Jambelli, Marius Diamanti etj.
Jambelli ka qenë një nga personat që ka treguar për policinë greke emrin e personit që kryesonte grupin kriminal që furnizonte shqiptarët me këto karta.
Fillimisht skandali është zbuluar nga policia greke në fund të vitit 2021, ku u arrestua 20 persona, mes të cilëve 9 oficerë policie, 1 zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, 1 punonjës i gjendjes civile, 1 avokat dhe 8 qytetarë dhe identifikoi 34 policë të përfshirë.
Ata kishin funksionuar si grup kriminal që prej 26.04.2013 deri ne 30.11.2021. Konkretisht ata pajisnin me dokumente të rregullta identifikimi dhe patenta shtetas shqiptarë që rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë.
Gjithashtu ata lehtësonin lëvizjen e këtyre personave drejt shteteve të ndryshme të zonës Schengen aty edhe ku në disa raste janë arrestuar.
Identitet që u jepeshin klientëve ishte kryesisht ai i homogjeneve nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Për çdo dokument identifikimi paguheshin 30.000 euro, ndërkohë që policia greke arriti të sekuestrojë gjatë operacionit 600.000 euro.