-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka vetëm dy rrugë! A do ta marrë policia me forcë Sali Berishën?

Kryesoret

Sali Berisha, një nga personazhet kryesorë në 30 vitet e fundit në politikën shqiptare, ish-President dhe ish-kryeministër, e sfidoi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën, dy organe që kanë dalë nga drejtësia e re.

Paraditen e sotme deklaroi qartë dhe prerë se nuk do të shkojë në orën 14:00 në gjykatë, ku është thirrur për t’u pyetur dhe për t’u njohur me dy masat e sigurisë për dosjen “Partizani”.

Lideri historik i së djathtës, i izoluar jo vetëm nga SHBA dhe Britania, por që tashmë nuk mund të dalë edhe jashtë vendit, deklaroi se refuzon thirrjen dhe se ka vetëm një rrugë që të shkojë përpara drejtësisë; nëse i hiqet më parë imuniteti.

Ai kërkon që SPAK-u të veprojë, sipas tij, sikur e përcakton ligji dhe sikur ka ndodhur me deputetët e tjerë në të kaluarën, të çojë kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe pas votimit të Kuvendit i hapet rruga paraqitjes së tij.

Përballë kësaj situate ka vetëm dy rrugë; e para që SPAK-u të tërhiqet dhe të bëjë kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit ose ta marrë me forcë Sali Berishën.

Reziston Berisha: Nuk shkoj në gjykatë! Më parë më hiqni imunitetin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit