-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Obama i bën thirrje Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar

Kryesoret

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i bëri thirrje Izraelit më 23 tetor të jetë i matur në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, pas sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant Hamas në qytetet jugore izraelite.

“Në veçanti, ka rëndësi – siç e ka theksuar vazhdimisht presidenti Biden – që Ushtria e Izraelit t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjeve të cilat kërkojnë shmangien e vdekjeve dhe vuajtjeve të popullatës civile”, shkroi Obama në platformën online, Medium.

Mijëra palestinezë kanë vdekur tashmë si pasojë e bombardimeve në Gazë, shumica e të cilëve fëmijë, tha ish-presidenti amerikan, duke shtuar se qindra mijëra njerëz në këtë vend janë zhvendosur.

Obama theksoi se pas “brutalitetit të papërshkrueshëm” nga Hamasi, Izraeli ka të drejtë t’i mbrojë qytetarët e vet nga dhuna e tillë, por “bota po shikon me vëmendje”.

Izraeli është duke e bombarduar pareshtur Rripin e Gazës qëkur Hamasi kreu sulme të tërbuara më 7 tetor në qytetet jugore izraelite, ku i vrau mbi 1.400 njerëz. Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite janë vrarë më shumë se 5.000 palestinezë, sipas zyrtarëve në Gazë.

“Vendimi i Qeverisë së Izraelit për ta ndërprerë furnizimin me ushqim, ujë dhe rrymë për një popullsi civile të rrethuar, kërcënon jo vetëm përkeqësimin e krizës humanitare në rritje, por mund ta ashpërsojë edhe qëndrimin palestinez për gjenerata më radhë, ta shkatërrojë mbështetjen globale për Izraelin, t’u japë përparësi armiqve të Izraelit, dhe t’i minojë përpjekjet afatgjate për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi Obama./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit