Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi që të shkonte në gjykatë për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë për t’u përballuar me drejtësinë. Në orën 14:00 Berisha u thirr që të ishte në gjykatë, por në këtë orar vazhdonte konferencën me gazetarët.
Ndërkohë që në seancën gjyqësore çoi avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Dje, avokatin Gjokutaj, gjyqtarja Irena Gjoka e largoi nga salla, sepse duhet që të jetë vetë klienti prezent që të pohojë zgjedhjen e avokatit.
LIVE-Gjykata po e pret, Berisha refuzon dhe del në konferencë: Rama më shpalli luftë!