“Çfarë ndryshimi bën një javë,” ishin fjalët precize të përdorura nga nënkoloneli britanik Nick Zorab, oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe Komandant i Grupit të Betejave të Forcave Rezervë Strategjike kur iu drejtua qindra trupave të tij që ishin ulur me padurim përballë tij sapo kishin shkelur Prishtinën në Kosovë.
Kjo ishte përgjigjja e shpejtë e Mbretërisë së Bashkuar, në kuptimin e plotë të fjalës, ndaj kërkesës së Komandantit Suprem të Aleatëve për Europë (SACEUR) për të riforcuar forcën paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, KFOR, brenda Kosovës në përgjigje ndaj sulmit të dhunshëm kundër Policisë së Kosovës muajin e kaluar (24 shtator) që çoi në tension të shtuar rajonal në Ballkan, shkruan ushtria britanike.
Një javë siç thotë fraza e njohur që nënkupton se brenda një jave mund të ndodhin shumë gjëra mund të jetë një kohë e gjatë në politikë, por për nënkolonelin Nick Zorab dhe trupat e tij është shumë e shkurtër për të çuar një grup beteje në anën tjetër të Europës dhe më pas për t’i vënë në pozicionin për të kryer misionin e tyre.
Edhe pse 4,500 forca të KFOR-it janë të vendosur për operacione paqeruajtëse, me këtë ndjenjë të rritur tensioni, Shtabi Strategjik i Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) dërgoi një thirrje të qartë për mbështetje.
Lidhur me këtë u ngrit “Forca Rezervë Strategjike e Ushtrisë Britanike” (SRF), një grup i plotë beteje këmbësorie i formuar rreth Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, i referuar si “Tigrat”.
Në grupin e Tigrave do të jenë 100 rumunë që do të thotë se numri total i forcave do të jetë në rajon prej 750 ushtarakësh./Gazeta Express