-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot dita e gjyqit, Berisha merr “përforcime”

Kryesoret

Ditën e sotme në orën 14:30 do të zhvillohet seanca e dytë e gjyqit për Sali Berishën në gjykatën e Posaçme, pasi dje u shty dy herë për shkak se avokatët e ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan kohë që të njihen me dosjen.

Vetë Berisha refuzoi që të shkonte të paraqitej pasi më parë kërkoi që t’i hiqej imuniteti. Ai akuzohet për korrupsion për dosjen e kompleksit “Partizani” dhe ndaj tij janë vendosur dy masa, detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Goditjen nga drejtësia e ka cilësuar si shpallje lufte nga Edi Rama. Për këtë arsye, tha dje se aksioni opozitar do të vazhdojë. Në këtë drejtim, sot Sali Berisha ka thirrur kryesinë dhe ditën e premte këshillin Kombëtar. E gjithë struktura në aksion opozitar dhe mbrojtje të ish-kryeministrit.

Ditën e mërkurë ora 12.00 në ambientet e selisë së PD-së do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë PD me rend dite: 1- Diskutime rreth zhvillimeve të fundit politike. 2-Të ndryshme” thuhet në njoftim. Ndërsa pas Kryesisë, Berisha pritet të mbledhë ditën e premte Këshillin Kombëtar me qëllim diskutimin për situatën politike në vend dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, ditën e premte dt. 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit