Fëmijët palestinezë kanë filluar të shkruajnë në krahë emrat e tyre, me qëllim që trupat e tyre të mund të identifikohen në rast se vriten në sulmet ajrore.
Një video e shpërndarë në mediat sociale duket një djalë më i rritur duke u shkruar në krah fëmijë emrat e tyre.
Në videon e postuar nga agjencia turke e lajmeve TRT World njëri nga fëmijët thotë jo sepse nuk dua të vdes.
Mjeku Abdul Rahman Al Masri kreu i departamentit të emergjencës në spitalin Al-Alqsa, tha për CNN se prindërit ishin të brengosur se mund të ndodhë gjithçka dhe askush nuk do të mund të identifikonte fëmijët e tyre.
Një koleg i Al Masri tha se “kanë vërejtur që shumë prindërit po u shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre nëpër këmbë, me qëllim që të mund t’i identifikojnë në rast se ndodhë më e keqja”.
I watched my youngest daughter coloring her book, then I watched these children in Gaza writing their names on their arms so they can be identified in case they die in the next Israeli airstrike. I wept. Something about seeing the stolen humanity of these Palestinian children… pic.twitter.com/xWQ76vC3nw
— Dr. Omar Suleiman (@omarsuleiman504) October 22, 2023