-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Udhëheqësit e Hezbollahut, Xhihadit Islamik dhe Hamasit takim për situatën në Gaza

Kryesoret

Kreu i organizatës ushtarake të Hezbollahut të Libanit, Hassan Nasrallah u takua me kreun e Xhihadit Islamik Palestinez, Xhihad al-Nakala dhe nënkryetarin e Hamasit, Saleh al-Aruri.

Lajmi është bërë me dija nga mediat libaneze. Televizioni Al-Manar në pronësi të Hezbollahut raportoi se Nasrallah dhe dy liderët e tjerë vlerësuan hapat e radhës të rezistencës që do të ndërmerren për të arritur fitoren e vërtetë në Gaza.

Ndërkohë, dhuna u përshkallëzua më tej në kufirin Izrael-Liban të martën, duke bërë që shumë libanezë të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite duket se kishte vendosur të zgjeronte bombardimet e saj me artileri.

Anëtarët e krahut ushtarak të lëvizjes Hezbollah të Libanit, e cila është afër Iranit dhe konsiderohet aleate e lëvizjes islamike palestineze Hamas, kryen të paktën tre sulme kundër pozicioneve izraelite pranë kufirit.

Si përgjigje, ushtria izraelite bombardoi një grup fshatrash kufitare, sipas një burimi të DPA në forcat libaneze të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit