-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç i tronditur nga seanca e Këshillit të Sigurimit?

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thuhet se ka përjetuar një tronditje në seancën e Këshillit të Sigurimit kushtuar marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Përkatësisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan ekstradimin e të gjithë të dyshuarve për terrorizëm në Banjskë, gjë që është një goditje për Vuçiçin, shkruan media kroate “Jutarnji List.”

Në artikull theksohet se atë ditë pati një konfrontim “mes policisë së Kosovës dhe terroristëve”, ku mbetën të vrarë një polic dhe katër sulmues, si dhe një nga politikanët kryesorë serbë nga Kosova, nënkryetari i partisë serbe të Kosovës, Listës Serbe dhe një bashkëpunëtori i ngushtë i Aleksandër Vuçiçit, Milan Radoiçiç, ka pranuar përfshirjen e tij në organizimin e sulmit.

“SHBA e dënon sulmin. Ishte një akt që rrezikoi jetën e qytetarëve të Kosovës. Duhet të ketë përgjegjësi të plotë të bazuar në ligj,” citon media kroate, zëvendës-përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në OKB, Robert Wood në Këshillin e Sigurimit.

Po ashtu artikulli thekson se ky është një kërcënim shumë serioz dhe një tregues se SHBA-të nuk e konsiderojnë incidentin në Manastirin e Banjskës vetëm si akt terrorist, por se përgjegjëse për të është Serbia, e cila, për ta thënë më butë, e ka vënë Vuçiçin në një situatë të sikletshme.

“Vuçiç padyshim se ka gjithnjë e më pak hapësirë për manovrim dhe Brukseli dalëngadalë po e humb durimin me lëvizjet e tij dhe opozita ka nuhatur shansin e saj,” shkruan Jutarnji list.

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit