Mbrëmjen e sotme në ditën e tretë të përballjes, gjykata e Posaçme vendosi që Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore dhe nuk i lejohet të dalë jashtë Shqipërisë pasi po hetohet për akuzën e korrupsionit duke lënë kështu në fuqi vendimin e pak ditëve më parë që vetë Irena Gjoka mori.
E paprecedentë ëshë ajo që ndodhi me avokatët. Dy avokatet që caktoi shteti kryesisht Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia pavarësisht se mbrëmjen e djeshme pranuan që të mbronin Sali Berishën shkuan në seancë pasditen e sotme dhe njoftuan tërheqjen. Por prokuroria kishte një plan rezervë, pasi kishte marrë avokaten e katërt kryesisht, Valentina Teodorescu duke shmangur dështimin e radhës.
Por, Sali Berisha deklaroi se si në rastin e parë të avokatit Artan Simoni, ashtu edhe në rastin e dytë të dy avokateve Kastrati dhe Cenalia tha se nuk ishte njoftuar. Seanca e pare kur duhet te paraqitet Berisha para OPGJ-se eshte data 6 Nentor, pritet per t’u pare nese ish-kryeministri do te pranoje.
Largohen avokatët! Gjykata vendos: Berisha detyrim paraqitje, s’i lejohet të ikë jashtë