Ndalohet dhe më pas lihet në arrest shtëpie ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi.
Ajo u emërua në postin e shefes së Kadastrës në qytetin bregdetar në gusht të vitit 2021, por vetëm disa muaj më pas, pra në tetor u largua.
Më herët ka qenë drejtuese në Kadastrën e Krujë dhe pas Durrësit u emërua në Kamëz dhe Vorë.
Dashit i është sekuestruar telefoni, ndërsa janë edhe disa të shoqëruar.