-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin drogë në Kamëz dhe Vorë, arrestohen dy të rinjtë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis në kryeqytet.

Nga operacioni i zhvilluar policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Të arrestuarit bëhet me dije se janë 22-vjeçari me inicialet A. K. dhe 37-vjeçari me inicialet E. A. (M). të dy banues në Tiranë.

Në parkingun e një kompleksi në Vorë policia ka lokalizuar të arrestuarit të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata pasi siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit