Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet prej orës 10:00 për të tretën ditë me radhë seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Një ditë më parë avokatët e Sali Berishës braktisën sallën pas disa orë seance, në shenjë proteste për rrëzimin e kërkesës së tyre nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Ata kërkuan interpretimin e masës së Berishës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë e cila u rrëzua.
Gjykata e Posaçme njoftoi se kishte zgjedhur avokatin Artan Simoni si mbrojtës kryesisht në mënyrë që të vijonte seanca.
Pas rreth 1 orë seancë, togat e zeza me kërkesë të prokurorisë vendosën të shtyjnë për sot seancën me të tjetër avokatë mbrojtës, nga lista e avokatëve kryesisht.
Shkak dyshohet një qëndrim i avokatit mbrojtës Artan Simoni në rrjetet sociale kundër Sali Berishës.
Sot për të mbrojtur Sali Berishën shkuan dy avokatet Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të paguara nga shteti, pasi ish-kryeministri nuk pranoi që të shkonte vetë dhe të çonte avokatët, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Por kush janë avokatet e reja? Jalldiz Kastrati, aktiviste politike e angazhuar pranë Partisë së Lirisë është e njohur për disa procese gjyqësore.
Nga një kërkim i thjeshtë rezulton se ka Kastrati ka mbrojtur bandën e Durrësit apo të Cerrikut në disa procese gjyqësore.
Në vitin 2012 kjo avokate ra edhe pre e një grabitje në shtëpi. Së fundmi ka qenë e pranishme në media për disa ngjarje aktuale, mes tyre rikthimi i basteve.
Zbulohen emrat/ Kush janë dy avokatët falas që gjykata i vuri Berishës