-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ngjarja më e rëndë në jetën time,” Elsa Lila rrëfehet për arrestimin

Kryesoret

Arrestimi i saj nga shteti italian, pasi dyshohej si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, ishte ngjarja më e rëndë që i kishte ndodhur në jetë, siç ka treguar Elsa Lila në një intervistë për “Opinion” mbrëmjen e kaluar.

“Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur në jetën time dhe nuk ia uroj askujt. Ja që ndodhka të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë sesi jetoj. I njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet,” ka thënë ajo.

Si e sheh të ardhmen e saj Elsa Lila?

“Unë jam rritur me muzikën, është jeta ime edhe përpara se të filloja të merresha me muzikë, duke qenë se babai im është tenor. Besoj se deri kur të kem jetë, do të vazhdoj të merrem me muzikë, do të jetë dimension i jetës time. Muzika është dominantja, por më pëlqen zdruktharia, di të ndërtoj objekte të ndryshme.

Prodhoj komodina, stola, karrige. Më pëlqen që nga imagjinata, ashtu edhe me materiale të ricikluara. Më pëlqen kopshtaria, kam shumë bimë në tarracën time. Më pëlqen natyra, qetësia dhe jo zhurma,” ka rrëfyer Elsa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit