Pas dëshmive të familjarëve të 16-vjeçarit i cili goditi me karrige mësuesen ka reaguar edhe bashkëshorti i arsimtares.
Për mes një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” burri i mësuese është shprehur se gruaja e tij, Majlinda Palushi nuk ka pasur si qëllim që të fyente nxënësin e saj.
Ndërsa më tej ka shtuar se nxënësi e ka keqkuptuar pasi ajo ka përmendur babain e saj të ndjerë dhe jo babain e 16-vjeçarit.
“Ajo nuk e ka pasur qëllimin ta ofendojë. Gruaja ime është mësuese dhe e di, i njeh nxënësit. Aty ka fëmijë problematik. Te gjithë fëmijët problematik mblidhen ne një klasë.
Ka pasur një keqkuptim mes saj dhe nxënësit ku ajo i ka thënë; Për shpirt të babait tim”, dhe ai e ka marrë sikur i ka përmendur babain e tij të ndjerë,” u shpreh bashkëshorti i mësueses.
Më tej bëhet me dije se mësuesja ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të fraktura në kokë dhe trup pas goditjes nga një karrige.
Dhuna në Lezhë, flet 16-vjeçari që goditi mësuesen me karrige: Më kujtoi eshtrat e babait
Goditi me karrige mësuesen, flet motra e 16-vjeçarit: I bërtiti dhe i tha do ta mbash mend