-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U përjashtua si avokat i Berishës, Gjokutaj: 2 avokatet u shantazhuan, Todorosku s’lexoi asnjë faqe

Kryesoret

Pas konfirmimit të masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga gjykata, e cila vendosi detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, ka reaguar ish-avokati i tij i përjashtuar nga procesi Genc Gjokutaj.

Në reagimin e tij në “Facebook”, Gjokutaj shkruan se GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes në proces, ndërsa sipas tij, vetëm në proceset politike veprohet kështu.

“…Dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia nuk e moren përsipër mbrojtjen edhe pse të shantazhuara ne sallën e gjyqit nga prokuroret e SPAK per heqjen e licenses pasi kërkuan 2 dite kohe për t’u njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha këtë kohë!
Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnjë faqe të dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave të sigurimit siç ishin marrë!
Ndërkohë me përpara dmth para 2 orësh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrezuar kërkesën tone për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e depozituar po sot dhe e shortuar po sot!
GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes në proces! Vetëm në proceset politike veprohet kështu!
Diktatura është vendosur!
Shpejt edhe do të shpallet,” shkruan Gjokutaj në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit