Analisti Blerim Latifi u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të bjerë në kurthin e Vuçiçit, sepse nëse ai nuk e nënshkruan marrëveshjen, gjithçka nis e riciklket si “procesi i ngatërresave dhe mosmarrëveshjeve”.
“Po afrohet një dokument që pas shumë mosmarrëveshjeve, jemi ardhë në një situatë kur Kosova e ka pranuar, kryeministri i Kosovës e ka pranuar.
Tash është momenti kur Kurti nuk po don me nënshkru pa e nënshkru edhe Vuçiçi, mbase këtu është edhe kurthi për me vazhduar procesi i ngatërresave i mosmarrëveshjeve…
Serbia nuk e nënshkruan dhe nuk e nënshkruan as Kurti dhe e riciklojnë krizën siç e kemi pas deri tash”, tha Latifi në Pressing.
”Ka mundësi që u zhvilluar gjithë kjo në Bruksel me përfunduar si një ditë e humbur, kot. Për shkak se kryeministri i Kosovës e ka pranuar, por nuk po don me vazhduar pa e pas një nënshkrim nga pala tjetër”.
“Nëse Serbia nuk e ka një presion shumë më të madh, do të vazhdojë dhe nuk e nënshkruan. Tutem që Kurti bie në kurthin e Vuçiçit, ai e tërheq për hunde që nuk e nënshkruan dhe gjithçka do të riciklohet”, u shpreh Latifi.