-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema dhe manovrat me biznesmenin/ Si u lidh ish-drejtoresha me trafikantët?

Kryesoret

Ish-drejtoresha e hipotekës së Durrësit, Rajmonda Dashi dje u vendos në “arrest shtëpie”, ndërsa biznesmeni Ardian Malasi u arrestua, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi rezultojnë të jenë bashkëpunëtorë me dy vëllezërit shqiptarë Besjan dhe Leonard Rama të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë për trafikim të lëndëve narkotike. Ishin aktet e dërguara nga Belgjika të cilat nxitën hetimet në Shqipëri, nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe policisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të dy vëllezërit, të cilët janë shpallur në kërkim, të ndihmuar nga Dashi dhe Malasi, “kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme, me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri”.

Prokuroria e posaçme shpjegon se veprimet e tyre kishin për qëllim “transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, fshehjen ose mbulimin e pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale, apo dhe fitimin e pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Një rol të rëndësishëm duket të ketë pasur Dashi, për shkak dhe të funksioneve në zyrat e regjistrimit të pasurive.

Nën sekuestro janë vënë pasuri të shumta që i përkisnin këtij grupi, mes të cilave 12 apartamente në qytetin e Fierit, 4 apartamente dhe 3 garazhe në qytetin e Tiranës, si dhe 27 llogari bankare, dy automjete dhe një shoqëri tregtare. Prokuroria e Posaçme bën të ditur se hetimet po vijojnë për të zbuluar dhe pasuri apo dhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit