Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ndodhet në SHBA prej disa ditësh në kuadër të disa vizitave zyrtare.
Ajo ka njoftuar sot për takimin me senatoren Joni Ernst, me të cilën thotë se ka diskutuar për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe se në takim ka theksuar nevojën për veprime kundër regjimit të Aleksandër Vuçiç për të parandaluar përshkallëzim të mëtejshëm.
Gërvalla ka thënë se kanë folur edhe për nevojën urgjente për anëtarësim në NATO dhe për forcimin e partneritetit.
“Gjithashtu diskutuan nevojën urgjente për anëtarësim në NATO dhe mënyrat për të forcuar partneritetin tonë të fortë,” ka shkruar Gërvalla.
Discussed Serbia’s aggression against Kosova with Senator @SenJoniErnst and emphasized the need for action against Vučić’s regime to prevent further escalation.
Also discussed the urgent need for NATO membership and ways to strengthen our strong partnership.
🇽🇰🤝🇺🇸 pic.twitter.com/cDO3WGunyp
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 27, 2023