14 dëshmi të reja do të dëgjohen sot në gjyqin që po zhvillohet në themel për Gërdecin.
Zabit Cuka është ish-ushtaraku i cili punonte në fabrikë dhe kontrollonte demontimin e armëve që dha versionin e tij për atë që ndodhi ditën e tragjedisë.
“Rregullore me gojë për punën pati, por jo me shkrim. Ditën e ngjarjes dëgjova një zë gruaje, “mori flakë” dhe gati 20-30 metër larg kishte tym të bardhë, e dallova që ishte tym baruti. U kërkova punëtorëve të iknin shpejt.
U larguam për rreth 350 metra. Nga shpërthimi i dytë më ra një copë predhe në kokë, si edhe kam thyer këmbën”, tha ai. Për këtë dosje do të pyetet edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.