Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka folur për hetimet që po zhvillohen lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Bansjkë të Zveçanit.
Hill u shpreh se hetime po bëhen nga pala kosovare dhe serbe dhe se SHBA po vëzhgon me shumë vëmendje, që të sigurohet se ka përgjegjësi dhe se nuk do të përsëritet më.
“Është e qartë se po zhvillohen hetime… Pala serbe ka thënë se do ta bëjë një hetim të plotë. Të njëjtën gjë po e bën edhe pala kosovare.
Mendoj se SHBA-ja po vëzhgon me shumë vëmendje. E gjitha – me qëllim që të sigurohemi se ka përgjegjësi dhe nuk përsëritet më. Pra, është një faktor i madh”, ka thënë Hill.