-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu: Kjo është faza e dytë e luftës, beteja do të zgjasë

Kryesoret

Kryeministri izraelit, Netanyahu dërgoi një mesazh të ri pas takimit që pati me të afërmit e pengjeve të cilët mbahen nga Hamasi dhe ndërkohë që lufta ka hyrë në një fazë të re me fillimin e operacionit ushtarak në Gaza.

“Kjo është faza e dytë e luftës. Ata që na akuzojnë për krime lufte janë hipokritë. Lufta brenda Rripit të Gazës do të jetë e vështirë dhe e gjatë. Hamasi përdor popullin e tij si mburojë.

Ai më tej shtoi se qëllimi i tyre kryesor është të sigurojnë ekzistencën e Izraelit dhe humbjen absolute të armikut kriminal.

“Ka raste kur një shtet përballet me dy zgjedhje: ekzistencë ose vdekje,” shtoi ai, duke e bërë të qartë se Izraeli nuk do t’i lërë pa përgjigje veprimet terroriste të Hamasit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit