-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debate për zgjedhjet e pritshme parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Opozita maqedonase kërkon që zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, por për këtë nuk po mund të bien dakord me qeverinë.

Opozita thotë se një datë e përbashkët do të ulte shpenzimet e procesit, por qeveria thekson se duhet respektuar Kodin zgedhor, megjithëse nuk e përjashton mundësinë për mbajtjen në datën e njejtë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Ndërkohë, për partitë shqiptare kjo nuk paraqet ndonjë problem, megjithëse opozita shqiptare ka disa kushte.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë një zgjidhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale sa i takon një date për mbajtjen e tyre, ndërkohë që opozita maqedonase nuk ngul këmbë më për zgjedhje të parakohshme.

Kjo e fundit tani kërkon që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në një ditë me arsyetimin për t’iu shmangur shpenzimeve të panevojshme prej miliona eurove. Zgjedhjet e rregullta janë në pranverë të vitit që vjen.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar, Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së dëshiron që me çdo kusht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku, ndërsa akuzon rivalin e tij politik, kryeministrin dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski se “nuk është në gjendje të ulet me partnerët e tij dhe të caktojë datën për këto zgjedhje”.

Nga ana tjetër, Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se për çësjhtjen e datës së përbashkët të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale duhet të ketë një marrëveshje dhe se VMRO-ja duhet të dërgojë përfaqësuesin e saj në grupin e punës që aktualisht po diskuton për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë.

“Vetëm VMRO-DPMNE-ja nuk ka deleguar përfaqësuesin e saj dhe nuk mundet një ose dy parti të vendosin për një proces ku bëjnë pjesë tridhjetë parti”, tha zoti Kovaçevski./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit