Serbët janë ngritur në protestë para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në Beograd e quajtur “Serbia kundër dhunës”.
Rreth orës 17:55 është mbyllur qarkullimi para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë në drejtim të sheshit Nikolla Pashiç ku u grumbulluan edhe protestuesit.
Folësi i parë në protestën e sonte ishte Nebojsha Zelenoviç nga Moramo-Zajedno, shkruan Danas
“Ne e bezdisim shumë qeverinë, ata me të vërtetë do të donin të mos na shihnin këtu, por ne nuk do të dorëzohemi derisa të shohim kurrizin e tyre”, tha protestuesi.
Pas Zelenoviçit fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Popullore të Serbisë, Sllavica Radovanoviç, e cila ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Ai thjesht thotë atë që ka në kokën e tij. Çfarë do të të mashtrojë, sepse do të qëndrojë në pushtet. As ai dhe as ata që e rrethojnë nuk janë të interesuar nëse jeni mirë. Ata janë të interesuar vetëm të qëndrojnë në pushtet sa më gjatë,” shtoi ajo.
Qytetarët e mbledhur më pas kanë shëtitur deri në objektin e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për punën e kësaj kompanie mediatike.