Bota e sportit në Shtetet e Bashkuara është në tronditur pas vdekjes së tmerrshme të një lojtari hokej gjatë ndeshjes.
29-vjeçari, Adam Johnson u godit për vdekje kur patina e lojtarit kundërshtar i cili e goditi atë në qafë gjatë një faze të lojës.
Në videon tronditëse që po bën xhiron e internetit, shihet sportisti që merr goditjen e rëndë në qafë ndërsa menjëherë bie në tokë.
29-vjeçari arrin të ngrihet dhe pranë tij afrohet një shok i ekipit dhe akulli mbulohet nga gjaku i cili i ka larë gjithë fanellën.
Lojtarët e kapin nga qafa në tentativë për t’i ndaluar gjakderdhjen.
PAMJE TË RËNDA
Lëndimi i 29-vjeçarit ishte aq i tmerrshëm sa i mori jetën duke lënë në shok spektatorët të cilët shpërthyen në të qara.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi gjatë ndeshjes mes Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers në Utilita Arena Sheffield.